Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut vazhdon me paraqitje dhe lojë të mirë. Në dy ndeshjet e para të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2020, morën fitore ndaj Letonisë, ndërsa barazuan në transfertën e vështirë me Slloveninë.
Të gjithë reprezentuesit po luajn në nivel të lartë, ndërsa në ndeshjen e fundit ra në sy më shumë dyshja e mbrojtjes, Egzon Bejtullai-Visar Musliu. Pikërisht ky i fundit ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane.
Në tribunat e stadiumit “Stozhice”të Lubjanës kishte menaxher dhe skaut të ndryshëm të ekipeve të njohura si Verderi, Augsburgi e Hamburgu, të cilët u interesuan për mbrojtësin e Shkëndijës, Visar Musliun.
Kualiteti i mbrojtësit kuqezi shihet se me klubin e tij Shkëndijën, por edhe me përfaqësuesen, duke qenë standart i ftuar dhe që i jep siguri në repartit të mbrojtjes. Për Musliun interes kanë shfaqur edhe disa klube tjera gjatë verës, ndërsa mbetet të shihet se shqiptari a do të bëj ndonjë lëvizje në merkaton e verës.