Portieri i ekipit indonezian Persela, Choirul Huda, nuk ka mundur ti mbijetojë një përplasjeje të rëndë që pati në fushën e lojës me bashkëlojtarin e tij, Ramon Rodrigez. Ai me shpejtësi u dërgua në spital, mirëpo mjekët atje nuk mundën të bëjnë diç më tepër, vetëm se të konstatojnë vdekjen.