Lajm i trishtë në mëngjesin e sotëm na erdhi nga Shqipëria, më saktësisht nga Saranda. Në moshën 58-vjeçare pas një sulmi në zemër jetë ka ndërruar trajneri i Butrintit, Odisea Çipa. Raportohet se sot në mëngjes i ndjeri pati shqetësim dhe më pas nuk mundi të përballojë sulmin në zemër.