Mesfushori shqiptar, Liridon Krasniqi është ftuar për herë të parë nga kombëtarja e Malajzisë për ndeshjet miqësore që aziatikët do ti zhvillojnë gjatë muajit maj. Krasniqi aktualisht luan për skuadrën e Njukasëll Xhest në kampionatin australian të futbollit, ku pas 5 viteve të luajtura në Malajzi mori dhe nënshtetësinë si qytetar