Është Aleksei Kulbakov arbitri që do ta ndajë drejtësinë në sfidën Izrael-Shqipëri, e cila do të luhet në kuadër të eliminatoreve për Botërorin Rusi 2018. 38 vjeçari Kulbakov nga Rusia është arbitër i liçencuar nga UEFA për ndeshje të nivelit të lartë si finalet e Ligës së Kampionëve dhe Liga Evropës.