Derisa skuadra ka nisur përgatitjet dimërore dhe futbollistët tashmë kryejnë detyrimet e tyre profesionale, portieri Kostadin Zahov sot ka qëndruar në zyrat e klubit të Shkëndijës. Në shoqërinë e presidentit Visar Bexheti, gardiani Zahov firmosi kontratën e re (2+1 vite) që e mban të lidhur me Shkëndijën deri në vitin 2021.