ZYRTARE, Valmir Nafiu ndahet me Gjilanin, gati për sfida të reja

Valmir Nafiu edhe përfundimisht ka ndarë rrugët me skuadrën e Gjilanit nga elita e futbollit kosovar, duke rezultuar në këtë mënyrë si futbollistë i lirë, njofton "infOSport.mk". Nafiu skuadrës së Gjilanit iu bashkua shtatorin e vitit 2023, pas një eksperiencë të shkurtër që pati në futbollin sllovak me skuadrën e Koshice.

ZYRTARE, Shefki Kuqi merr timonin e Feronikelit që udhëhiqej nga tetovari, Rexhepi

Shefki Kuqi edhe zyrtarisht është prezantuar si trajner i ri i skuadrës kosovare të Feronikelit nga Drenasi. Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte bërë të ditur që para vitit të ri, ndërsa tashmë strategu 47-vjeçar nga Vushtria edhe zyrtarisht do të drejtojë një ndër skuadrat më të njohura kosovare të

Limani i Shkëndijës shumë shpejtë bëhet me skuadër të re! Prezantohet te Prishtina

Ardian Limani shumë shpejtë ka gjetur skuadrën e tij të re, ku do të vazhdojë karrierën futbollistike. Futbollisti gjilanas, i cili disa ditë më parë shkëputi kontratën me Shkëndijën e Tetovës, gjatë ditës së sotme është prezantuar te skuadra shumë herë kampione e Kosovës, FC Prishtina, njofton “infOSport.mk”. Kështu, Limani rikthehet

Maqedonasi Riste Temelkov përforcon mesfushën e Ferizajit

Mesfushori difenziv me origjinë nga Kavadari, Riste Temelkov, ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdoj në futbollin kosovar, duke nënshkruar me një ndër skuadrat më të organizuara në Ligën e Dytë, FC Ferizajin. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga vetë klubi kosovar përmes faqes së tyre zyrtare në rrjetet sociale,

Pavarësisht sukseseve të Ballkanit, Shkëndija mbetet skuadra më e mirë shqiptare në Europë

UEFA ka publikuar listën më të re të renditjes në nivel klubesh, ku bëjnë pjesë edhe skuadrat nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, njofton “infOSport.mk”. Në mesin e 421 skuadrave, bëjnë pjesë edhe 19 skuadra shqiptare, përfshirë këtu 7 nga Shqipëria, 7 skuadra nga Kosova, 4 nga Maqedonia dhe një nga Mali

Egzon Bejtullai vazhdon karrierën në Kosovë, i bashkohet ish futbollistit të FC Shkupit

Egzon Bejtullai ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Kosovë, duke pranuar ofertën e Gjilanit, transmeton “infOSport.mk”. Mbrojtësi tetovar, i cili nuk vazhdoi kontratën me Shkëndijën, tashmë disa muaj është pa klub, ndërsa edhe përkundër ofertës joshëse nga drejtuesit e Gostivarit, Bejtullai së fundmi pranoi ofertën e skuadrës nga

Skandal, Ilir Daja sulmohet në dhomat e zhveshjes, reagon klubi i Ballkanit!

Klubi i Ballkanit ka reaguar për ngjarjen e fundit të ndodhur në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa trajneri Ilir Daja është sulmuar verbalisht por edhe fizikisht brenda ambienteve të këtij impianti. Përmes një reagimi në kanalin zyrtar, suharekasit bëjnë me dije se vëllai i një zyrtari të Prishtinës ka hedhur shishe në

Arlind Aliti ndahet me Voska Sport, destinacioni i tij i rradhës futbolli kosovar

Arllind Aliti edhe zyrtarisht më nuk është pjesë e Voska Sport. Aliti ka ndërperë kontratën me skuadrën shqiptare nga Ohri, me të cilën edicionin e kaluar shkruajtën histori, duke u inkuadruar në mesin e më të mirëve në futbollin vendor. Edhe pse Aliti e nisi edhe këtë edicion me fanellën e

Pas Hamidit, FC Ballkani transferon edhe Adetunxhin e FC Shkupit

FC Ballkani vazhdon të bëjë “pazar” te FC Shkupi, nga e cila skuadër pritet që të transferojë edhe sulmuesin nigerian, Sandej Adetunxhi, pasi më parë një gjë të tillë kishte bërë, duke bërë për vete alegjerianin, Valid Hamidi, njofton “infOSport.mk”. Adetunxhi te Ballkani shihet si zëvendësuesi ideal i Albion Rrahmanit, i

Nderim Nexhipi te KF Manisa transferon ish futbollistin e Shkëndijës

Nderim Nexhipi ka bërë zgjedhjen e tij të parë te KF Manisa, aty ku po e luan rolin e Drejtorit Sportiv. Nexhipi, duke njohur cilësitë e Meriton Korenicës, nga koha kur ishte pjesë e FC Ballkanit, ka bindur mesfushorin e skuadrës kampione të Kosovës për t’iu bashkuar KF Manisës në