Gostivari përveç dy afrimeve që ka bërë deri më tani, ata kanë liruar edhe plotë 10 futbollistë, njofton “infOSport.mk”.
Kujtojmë KF Gostivari angazhoi mesfushorin e njohur shkupjan, Muarem Muarem si dhe tetovarin, Enis Dervishi, ndërkohë gjatë ditës së sotme ata njoftuan ndarjen me futbollistët, si: Hixhret Rushiti, Besir Baftjar, Kadri Palloshi, Çlirim Selimi, Talha Idrizi, Urim Bajrami, Agon Elmazi, vëllezërit Symer Hasan, Sunaj Hasan si dhe portierin Dragan Misovski.
Gjithë këto ndryshime paralajmërojnë një Gostivar me fytyrë më ndryshe gjatë stinorit pranveror, aty ku kjo skuadër do të luftojë për pozitat në pjesën e sipërme të tabelës.
Kujtojmë Gostivari stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 6-të me 17 pikë të tubuara.