Ish mbrojtësi i FC Shkupit do të jetë përforcimi i parë i Rabotniçkit!

Ish mbrojtësi i FC Shkupit, Darko Ilieski, me shumë gjasa do të jetë përforcimi i parë për Rabotniçkit në prag të stinorit pranveror. Burime të afërta të “infOSport.mk” bëjnë me dije se palët janë në bisedime e sipër dhe se shumë shpejtë mund të dakordohen për një bashkëpunim.

26-vjeçari Ilieski pjesë e FC Shkupit ishet në sezonin 2019/2020, ndërsa së fundmi luante me Koperin në futbollin slloven.

Para se të transferohej këtë verë te skuadra e njohur sllovene, Ilieski kishte luajtur me Pelisterin, ndërsa i njëjti në futbollin tonë vendor gjithashtu kishte veshur edhe fanellat e skuadrave, si: 11 Oktomvri, Metalurgu, Pobedës, Tikveshit dhe Borecit, ndërkohë një aventurë fare të shkurtër pati edhe në Armeni me skuadrën e Shirak Gyumri.

Ilieski te Rabotniçki shihet si zëvendësim për bjellorusin Aleksandr Poznyak, i cili u largua me të përfunduar stinori vjeshtorë, njëjtë sikurse edhe Dejan Tanturovski, Anes Osmanovski dhe Aleksandar Ristevski.

Kujtojmë Rabotniçki stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 8-të me 22 pikë, ashtu që këtë skuadër e pret një pranverë e nxehtë, pasi aktualisht ndodhet më afër pozitave të rrezikut, se sa ato në pjesën e sipërme të tabelës. (infOSport.mk)

Leave a Reply