Fenerbahçe mbeti pa trajner!

Fenerbahçe ka shkarkuar trajnerin Vitor Pereira. Marrëveshja e strategut portugez u ndërpre para kohe, për shkak rezultateve të dobëta të skuadrës nga “Shukru Saraçogllu” që nga fillimi i sezonit.

Për 53-vjeçarin Pereira ishte kjo periudha e dytë që drejtonte skuadrën e Fenerbahçes, pas asaj midis vitit 2015-2016.

Fenerbahçe e nisi sezonin me ambicie të larta, mirëpo rezultatet e arritura deri më tani kanë zhgënjyer tifozët e kësaj skuadre, pasi ata renditen në pozitën e 5-të me 14 pikë ngecje ndaj skuadrës së parë në renditje, Trabzonspor.

Në ndeshjen e javës së fundit, Fenerbahçe para tifozëve të vetë barazoi 2:2 ndaj Beshiktashit.

 

Leave a Reply