Armend Alimi mund ti bashkohet FC Shkupit. Mesfushori kumanovar pëlqehet nga drejtuesit e klubit shkupjan, që dëshirojnë të shtojnë konkukrrencën në skuadër, që pas shumë vitesh janë në garë për titullin e kampionit.
E kur janë në pyetje titujt kampion, atëherë me Alimin në skuadër është më se e qartë se rruga mund të bëhet më e shkurtër dhe shumë më reale.
Alimi kishte fituar 3 tituj kampion me Shkëndijën, ndërsa po aq tituj ka edhe skuadra nga Çairi. Me Alimin skuadra nga Çairi do të tentonte titullin e katërt, me të cilën do të barazohej me Shkëndijën e Tetovës, që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e tretë me 34 pikë, 8 më pak se FC Shkupi.
Kujtojmë në një intervistë të disa ditëve më parë, Drejtori Sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku, pranoi se skuadra e tij do të përforcohet në disa reparte, ku skuadra ka nevojë, duke mos anashkaluar emra të rinj në skuadër. (infOSport.mk)