Milan dhe Inter përveç duelit në kampionat, duelojnë shpeshherë edhe në merkato.
Verën e kaluar Inter i dha një goditje Milanit duke ia rrëmbyer Calhanoglun me parametra zero.
Por “rossonerët” nuk e kanë harruar këtë dhe kanë gati hakmarrjen ndaj “neroaxurëve”.
Siç shkruajnë mediat italiane, Milan është përfshirë në garë për sulmuesin e Ajntraht Frankfurtit, Filip Kostiç.
Ky i fundit ishte i lidhur me një transferim të mundshëm te Interi për një kohë të gjatë, por tani favorit për të siguruar shërbimet e tij është Milani.
“Kuqezinjtë” janë favorit për faktin se kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Ajntrahtin e Frankfurtit pas bashkëpunimeve për Rebiç-Silva.
Vlera e Kostiç në treg është 20 milionë euro, shifër të cilën drejtuesit e Milanit janë të gatshëm ta paguajnë.