Tirana fiton kampionët, vendos dyshja Seferi-Totre (VIDEO)

Tirana ka mundur kampionët në fuqi të Shqipërisë Teutën me shifrat 2:1 në ndeshjen e vlefshme të javës së 14-të në elitën e futbollit shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.

Rezultoi të jetë kjo një super ndeshje, me Tiranën që diktonte tempo, ndërsa për fitoren e tyre u përkujdes dyshja shqiptare nga Maqedonia, Taulant Seferi – Enur Totre.

Që të dy shënuan nga një golë në secilën pjesë. Ish futbollisti i Shkëndijës, Totre në minutën e 28-të shënoi golin e epërsisë për “bardheblutë” nga Tirana, ndërsa në të 68-tën, Seferi shënoi për 2:0.

https://www.facebook.com/supersport.albania/videos/366329021918756

Ishte ky goli i 8-të për Seferin këtë edicion në Superligën shqiptare, me ç’rast kumanovari bashkë me Guidon e Laçit udhëheqin listën e golashënuesve.

Ndryshe golin e vetëm për Teutën në këtë ndeshje e realizoi Ildi Gryda në minutën e 84-të.

Me këtë fitore, Tirana vazhdon të kryesojë renditjen në Superligën e Shqipërisë, me 30 pikë, 3 më shumë se Kukësi i vendit të dytë, që edhe përkundër disavantazhit që kishte gjatë 45 minutave të para përballë Partizanit të Egzon Belicës, në fund shënoi fitore me shifrat 2:1. (infOSport.mk)

Leave a Reply