Myrto Uzuni shënon në shtesë, duke i siguruar 3 pikë të mëdha Ferencvaroshit (VIDEO)

Myrto Uzuni është kthyer në protagonistin kryesorë të Ferencvaroshit, duke ndihmuar këtë skuadër për të mundur Honvedin në ndeshjen e javës së 16-tënë OPT BANK Liga, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e vetëm të fitores për Ferencvaroshin, edhe atë në minutën e 92-të, duke i siguruar 3 pikë shumë të vlefshme skuadrës së tij në garën për titullin kampion.

Pas kësaj fitore Ferencvarosi arrin në kuotën e 35 pikëve duke mbajtur edhe kreun e klasifikimit në kampionatin elitar hungarez, me vetëm dy pikë më shumë se skuadra e Kisvardas të Jasir Asanit.

Ndryshe goli kundër Honved për Myrto Uzunin, ishte i 7-të në elitën e futbollit hungarez, ndërsa të njëjtin numër të golave e ka realizuar edhe Bojan Miovski. Ish futbollisti i Renovës kishte shënuar golin e vetëm për skuadrën e MTK Budapest, që u mund në shtëpi me shifrat e larta 4:1 nga Paks. (infOSport.mk)

Leave a Reply