Komisioni Disciplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka caktuar një gjobë në vlerë prej 5.000 eurove për FC Shkupin, skuadër kjo që gjithashtu është obligohet që dy ndeshjet e para të stinorit pranveror si vendas kundër Ak.Pandevit dhe Tikveshit ti zhvillojë pa praninë e publikut, njofton “infOSport.mk”.
Këto dënime erdhën për shkak gjithë atyre ndodhive që ndodhën në super duelin FC Shkupi – Shkëndija që u zhvillua me 8 dhjetor në stadiumin e Çairit, ndeshje kjo që u ndërpre në dy raste.
Fillimisht për shkak flakadaneve të ndezura nga ana e tifozëve të skuadrës së FC Shkupit, “Shvercerave” dhe më pas për shkak hudhjes së gjësendeve të ndryshme në fushë, në momentet kur Shkëndija kishte shënuar golin e avantazhit me anë të Sidrit Gurit.
Kujtojmë kjo ndeshje ishte mbyllur me barazim 1:1, pasi fare në fund FC Shkupi me anë të Fredy Alvarez kishte barazuar shifrat. (infOSport.mk)