Milani prezanton 7 të mrrekullueshimit

Skuadra e Milanit në këtë afat kalimtarë të verës ka qenë pa dyshim skuadra më aktive në merkato, duke afruar në rradhët e veta plotë 7 emra të rinj.

Bëhet fjalë për futbollistë mjaft cilësorë që do t’i bëjnë shumë punë trajnerit Montella, që tashmë ka në dispozicion të tij një ekip totalisht të rinovuar.

Në mbrojtje drejtuesit e Milanit kanë afruar tre emra të rinj, me Kontin dhe Rodrigez në krahë dhe Musakion në qendër, i cili me shumë gjasa do të përbëjë dyshen e mbrojtjes së bashku edhe me Romanjolin.

Në mesfushë dy emrat e rinj të ardhur janë Frank Kesie dhe Hakan Çalhanoglu, derisa sulmi është freskuar me emrat si Fabio Borini dhe Andre Silva.

Më këtë të fundit në qendër, faqja zyrtare e Milanit ka ndryshuar foton e “cover”-it, ku në të janë shtatë blerjet e “kuqezinjve”, të etiketuar me emrin: “Shtatë të mrekullueshmit”.

Milan

Leave a Reply