Alvarez flet në prag të ndeshjes me Borecin

Në kuadër të xhiros së 18-të në LPFMV dhe të fundit për pjesën e parë të sezonit aktual 2021/22, skuadra kryesuese e FC Shkupit do të udhëtojë për në Veles, ku përballë do ta ketë skuadrën e Borecit, njofton “infOSport.mk”.

Një ndër futbollistët më të mirë të “bardhebluve”, Fredy Alvarez dëshiron që ta përmbyllë pjesën e parë të këtij sezoni me fitore dhe distanca në tabelë me ekipet tjera të thellohet edhe më shumë.

“Jemi të vetëdijshëm që do të jetë një ndeshje e vështirë në Veles, por duhet që të luftojmë për tre pikët që ta mbajmë distancën në tabelë me ekipet tjera. Shkojmë për fitore dhe kjo është e qartë”, tha Alvarez, para ndeshjes së nesërme, që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Zoran Paunov”, duke filluar nga ora 13:00.

Kujtojmë ndeshja e parë e këtij edicioni midis FC Shkupit dhe Borecit e zhvilluar në Çair ishte mbyllur me fitoren e skuadrës së Sedlloskit me rezultat 3:0. (infOSport.mk)

Leave a Reply