Sedlloski komenton derbin e madh ndaj Shkëndijës

Derbi i javës së 17-të në elitën e futbollit vendor midis FC Shkupit dhe Shkëndijës u mbyll me barazim 1:1, njofton “infOSport.mk”. Marrë në përgjithësi nga ajo që treguan aktorët në fushën e blertë, ky rezultat ishte real, ndërsa të njëjtin mendim ndanë edhe strategu i FC Shkupit, Goce Sedlloski.

“Ishte një ndeshje e vështirë duhej t’i shfrytëzonim rastet tona në pjesën e parë sepse në ndeshje të tilla rastet duhet shfrytëzuar në maksimum, sigurisht edhe ata kishin rastet e tyre por falë Kikos nuk u penalizuam. Goli erdhi nga gabimi jonë, por zëvendësimet freskuan lojën dhe me një goditje maestrale nga Freddy ne arritëm të barazojmë rezultatin. Mendoj që rezultat i tillë është më se real. Urime deri tek futbollistët dhe tifozët qe erdhën dhe na mbështetën deri në fund. Ne jemi këtu së bashku pothuajse më tepër se 7 muaj dhe po punojmë shumë për t’i arritur objektivat tona që i kemi deri në fund të sezonit”, – tha kryetrajneri jonë Goce Sedloski, pas përfundimit të ndeshjes.

Pas 17 xhirove FC Shkupi i Goce Sedlloskit kryeson renditjen me 39 pikë, 7 më shumë se Akademia Pandevi i vendit të dytë, ndërkohë Shkëndija e Bruno Akrapoviç me 31 pikë renditet në pozitën e tretë. (infOSport.mk)

Leave a Reply