Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 14-të në Ligën e Dytë – Perëndim, aty ku garojnë plotë 5 skuadra shqiptare, njofton “infOSport.mk”.
Voska Sport, skuadra më mirë e renditur, regjistroi një fitore shumë me vlera në transfertën në Veleshtë, duke mundur skuadrën me të njëjtin emër me shifrat 2:1. Ishte kjo fitorja e 9-të nga gjithsej 14 ndeshje të zhvilluara për skuadrën e Nefi Useinit, që këtë vit pretendon inkuadrimin në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.
Me hapa të sigurtë drejt rikthimit në elitë po ecën Sileksi, që sot mundi Teteksin me rezultatin 3:1, ndërkohë fitore minimale për Vardarin në transfertën ndaj Besës së Dobërdollit, që e mbanë ende në lojë për pozitën e dytë, dikur kampionët e vendit.
Pas disfatës së papritur në fundjavë nga Besa, skuadra dibrane e Korabit mundi në Shkup Kadinon me shifrat 3:1, duke u ngjitur në pozitën e katrët në renditje, ndërkohë në stadiumin “Biljani Izvori”, Ohrid Lihnidos dhe Gostivari zhvilluan ndeshjen me më shumë gola të shënuar, gjithsej 6, e ku në fund triumfiut iu gëzua skuadra vendase me shifrat 4:2.
Vlen të ceket se gjithë autorët e golave në këtë ndeshje, dolën të jenë shqiptarë. Për Ohrid Lihnidos realizuan, Atdhe Mazari, Ajradin Cuculi, Albin Ramadani dhe një autogol i Roni Sinanit, ndërsa në anën tjetër për Gostivarin të saktë dolën të jenë Lorik Lika dhe Lavdrim Skenderi. (infOSport.mk)
LDFMV – Perëndim, Java 14 |
|||||||||||||||
|