Shkupi dhe jo Skopje….triumfon në kryeqytet (VIDEO)

FC Shkupi ka regjistruar edhe fitoren e tretë rresht, duke harruar disfatën e 6 nëntorit ndaj Makedonija GJ.P në udhëtim, shkruan “infOSport.mk”.

Pas fitoreve bindëse ndaj Pelisterit (5:0) dhe Struga Trim Lum (4:0), ekipi i drejtuar nga Goce Sedlloski të dielën në lagjen e Hekuranës mundi Skopjen me shifrat 3:1, duke konfirmuar titullin e kampionit vjeshtorë.

FC Shkupi kur kanë mbetur edhe dy xhiro para fundit të pjesës së parë të edicionit 2021/2022, numëron 38 pikë, 6 më shumë se Akademia Pandev i vendit të dytë dhe 8 më shumë se Shkëndija e Tetovës, me të cilën skuadër do të përballen në mesjavë në kuadër të javës së 17-të.

Te FC Shkupi edhe në këtë ndeshje Fredy Alvarez u dallua me një tjetër paraqitje të shkëlyqeshme, duke shënuar dy gola në rrjetën e Efremov, nga një në secilën pjesë, ndërkohë një gol tjetër për skuadrën nga Çairi realizoi mbrojtësi Faustin Senhor, për të cilin ishte ky goli i dytë me rradhë, pas atij të shënuar ndaj Struga Trim Lum javën e kaluar.

Golin e vetëm për Skopjen në këtë përballje e realizoi Konstantin Çeshmexhiev, i cili në minutën e 42-të ndodhej në vendin e gabuar, me ç’rast pas intervenimit të portierit Naumovski, topi i devijuar nga trupi i tij përfundoi në rrjetë. Në ato momente Skopje kishte barazuar shifrat në 1:1, rezultat ky i pjesës së parë, ndërsa në të dytën FC Shkupi sërish tregoi forcën duke shënuar dy gola të tjerë, ndërsa vlen të përmendet se në këtë pjesë futbollistët vendas u ndëshkuan me dy kartonë të kuq, edhe atë Zapata dhe Najdoski. (infOSport.mk)

Leave a Reply