Maqedonia e pafat, në gjysmëfinale të “play-off” kundër kampionëve të Europës, Italisë

Është hedhur shorti për ndeshjet e balotazhit në kuadër të  Kupës së Botës për Kombëtaret e Evropës që do sigurojnë një vend për në
Qatar 2022”, njofton “infOSport.mk”.

10 kombëtaret që përfunduan kualifikimet në vendet e dyta, përfshirë këtu edhe Maqedoninë,  si dhe dy nga Liga e Kombeve ishin pjesë e shortit që u hodh sot në Cyrih të Zvicrës.

Përfaqësuesja e Maqedonisë për herë të parë në histori ka arritur deri në këtë fazë, mirëpo fati nuk ishte me ta, pasi goglat deshën që në gjysmëfinale të përballen me kampionët e Europës, Italinë.

Vërtetë një short aspak i lehtë për Maqedoninë, që në rast surprize, në finalen e madhe do të luante ndaj fituesit nga përballja Portugali-Turqi.

Edhe këtë ndeshje, njëjtë sikurse edhe atë gjysmëfinale kundër Italisë, përfaqësuesja e Maqedonisë do ta luante në transfertë, kjo shkaku se ekipi përfaqësues i vendit tonë bënte pjesë te kombëtaret jo bartëse. (infOSport.mk)

Leave a Reply