Struga Trim Lum në bisedime me dy  futbollistë nga elita!

Struga Trim Lum që sot do të ketë grumbullimin e parë në prag të sezonit të ri futbollistik, dëshiron që sa më e përgatitur të pres garat në Ligën e Dytë – Perëndim.  Ata janë në kontakte me disa futbollistë cilësorë që dëshirojnë ti angazhojnë në rradhët e tyre, me shpresë se me shumë sukses do të paraqiten edhe në këtë rang të garave.

Burime të “infOSport.mk” të afërta me klubin, bëjnë me dije se drejtuesit e Struga Trim Lum janë në bisedime e sipër me futbollistin e Sileksit, Antonio Kalanoskin, si dhe ish futbollistin e Shkëndijës, Artim Pollozhani.

Bëhet fjalë për dy futbollistë cilësor, të cilët me siguri se do përforconin dukshëm rradhët e skuadrës strugane, që edhe në sezonin e ri në Ligën e Dytë do të udhëhiqen nga trajneri i njohur, Nexhad Husein.

Sa i përket 23-vjeçarit Kalanoski nga Ohri, bisedimet po marrin kahjen e duhur, derisa për shërbimet e struganit, Artim Pollozhani, që ka një përvojë të madhe futbollistike si në futbollin vendas, ashtu edhe në atë ndërkombëtarë, interesim përveç Strug Trim Lum, ka shfaqur edhe skuadra vlonjate e Flamurtarit, që garon në Superligën shqipare.

Leave a Reply