FFM shpreh ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave

Mëngjesin e sotëm një tragjedi e rëndë ka kapluar Maqedoninë e Veriut. Një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgari, teksa ka qenë duke u kthyer në vend me turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë.

Në këtë aksident humbën jetën 46 persona, në mesin e të cilëve edhe 12 fëmijë, derisa 7 persona arritën që ti shpëtojnë vdekjes.

Me këtë rast Federata e Futbollit të Maqedonisë ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për gjithë familjarët e viktimave.

“Një tragjedi e madhe e ka tronditur vendin e Maqedonisë.

Në aksident rrugor humbën jetën shumë bashkëqytetar tanë. Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe familja e futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe miqt e njerëzve që humben jetën në mënyrë tragjike.

Lavdi atyre!

Familjeve të viktimave ju shprehim ngushëllimet më të përzemërta, ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë.

Federata e Futbollit të Maqedonisë” – thuhet në kumtesën e FFM-së.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply