Tragjedia në Bullgari, FFM shtyn ndeshjet e Kupës

Për shkak tragjedisë së rëndë që ndodhi sot në Bullgari, e ku si pasojë humbën jetën 46 persona nga vendi ynë, FFM ka vendosur që ndeshjet çerekfinale të Kupës të parapara për tu zhvilluar të mërkurën (24 nëntor), të shtyen për një javë, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj 4 ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen me datë 1 dhjetor. Një gjë të tillë konfirmuan nga Federata e Futbollit të Maqedonisë përmes një kumtese, ku ndër të tjerat thuhet: “Komisioni i garave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë e informon  familjen futbollistike dhe klubet nga LPFM se pas tragjedisë së rëndë me autobusin, që ndodhi orët e hershme të mëngjesit në R. Bullgarisë, e ku jetën humbën bashkëqytetarë tanë, ndeshjet e planifikuara çerekfinale të Kupës së Maqedonisë të caktuara për datë 24 nëntor 2021, do të zhvillohen me datë 01 dhjetor të vitit 2021 me fillim në ora 13:00”.

Kujtojmë në çerekfinale të Kupës do të takohen Shkëndija – Struga Trim Lum, Makedonija GJ.P – FC Shkupi, Sileksi – Bregallnica dhe Pelisteri – Vardari. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply