Iljazi: Respekte Pelisterit, por pikët mbeten në Çair

FC Shkupi të dielën do të përballet me Pelisterin, skuadër kjo që aktualisht renditet e fundit në tabelën e klasifikimit, njofton “infOSport.mk”. Mirëpo pavarësisht këtij fakti mbrojtësi i krahut të djathtë të FC Shkupit, Ardit Iljazi, thotë se respektojnë ekipin nga Manastiri.

Ai kërkon fitore në këtë përballje, por njëkohësisht edhe përkrahje nga tifozët “Shvercerat”.

“Të dielën, e kemi një ndeshje mjaft të rëndësishme kundër ekipit të Pelisterit dhe kërkoj nga të gjithë simpatizuesit e klubit tonë që të na përkrahin, jo vetëm në këtë ndeshje, por gjatë gjithë sezonit. Jemi 100% të koncentruar për fitore dhe mjaft të motivuar për tre pikët në këtë javë. E respektojmë maksimalisht kundërshtarin tonë, por tre pikët mbeten në Çair dhe në fund festojmë me Shvercerat”, – është shprehur  Ardit Iljazi.

Ndeshja FC Shkupi – Pelisteri zhvillohet nesër në stadiumin e Çairit me fillim në ora 13:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply