Nijas Lena dhe panenka e tij shpëtojnë Veleshtën nga disfata në Gostivar (VIDEO)

Veleshta falë veteranit Nijas Lena, i cili edhe njëherë tjetër tregoi shumë klas, nga Gostivari u rikthye me një barazim, që mund ti vlejë shumë skuadrës nga Struga për në vijim të kampionatit, njofton “infOSport.mk”.

Veleshta thuajse ishte e dorëzuar sot në transfertën ndaj Gostivarit, pasi ndodheshin në disavantazh deri në minutat shtesë të takimit, atëherë kur në skenë doli Nijas Lena, i cili realizoi një gol të bukur, tashmë me të zakonshmen, “panenkan” e tij nga pika e bardhë. Lena në ato momente deçizive si çdoherë morri përgjegjësinë e ekzekutimit të penaltisë, dhe nuk gaboi duke shënuar golin e tij të 5-të përmes stilit “panenka” nga goditjet e pikës së bardhë.

Ndryshe Gostivari kishte kaluar në epërsi në minutën e 35-të me anë të sulmuesit Lavdrim Skenderi, mirëpo në fund skuadra e trajnerit Topçiu,duheshe të kënaqet vetëm me barazim.

Për Gostivarin ishte ky barazimi i katërt, po aq sa ka edhe Veleshta, dy skuadra këto që për momentin ndajnë pozitën e 6-të në tabelë me nga 13 pikë. (infOSport.mk)

Leave a Reply