Sileksi mundi Vardarin në derbin e Perëndimit, Lamallari shënon sërish

Sileksi i Gorazd Mihajllov ka vazhduar serinë e ndeshjeve pa humbje në Ligën e Dytë- Perëndim, teksa sot në kuadër të javës së 11-të mundi Vardarin në ndeshjen derbi të kësaj xhiroje midis Shkupit me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja filloi me inciativën e skuadrës vendase, mirëpo ishin mysafirët nga Kratova që avansuan të parët në këtë përballje falë futbollistit shqiptarë, Arsim Lamallari, i cili duke shfrytëzuar aftësitë e tij fizike dhe realizuese, pas një ekzekutimi të rivënies nga këndi, me kokë shënoi për 1:0.

Vendasit e Vardarit u kundërpërgjigjën me anë të Petrov, i cili shfrytëzoi pasimin e veteranit Bllazhevski, dhe nuk fali, duke i mundësuar ekipit të tij që në pushim të shkojë me barazimin 1:1.

Në pjesën e dytë pamë një ndeshje mjaft të luftuar nga ana e të dyja skuadrave, ndërsa fati në fund iu buzëqeshi futbollistëve nga Kratova, të cilët përmes një kundërzbritje në minutën e 92-të, me anë të Bllagoja Spirkoskit shënuan golin e fitores.

Ishte kjo fitorja e 10-të nga gjithsej 11 ndeshje për ekipin e Sileksit, që kryeson bindshëm renditjen tabelare në Ligën e Dytë – Perëndim, me 31 pikë, 9 më shumë se skuadra e dytë në tabelë, Voska Sport, që sot barazoi 1:1 në transfertën në Dibër përballë Korabit.

Izair Emini që në fazën e hershme shënoi golin e epërsisë për Voska Sport në këtë përballje, mirëpo në fillimin e pjesës së dytë, Lleshi shënoi golin e barazimit për Korabin, skuadër kjo që tashmë 5 ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore.

Me barazim 1:1 u mbyll edhe sfida tjetër mes skuadrave shqiptare, Gostivarit dhe Veleshtës, ndërkohoë Besa e Dobërdollit u mund në transfertën në Tetovë nga Teteksi me rezultatin 2:1. Fitoren më të thellë në ndeshjet e sotme në Konferencën e Perëndimit, e realizoi Ohrid Lihnidos, që me shifrat 3:1 mundi Kadinon.

Arkitektët e kësaj fitore të skuadrës së Ohrid Lihnidos, ishin tre futbollistët shqiptarë, Ajradin Cuculi, Albin Ramadani dhe Murat Adili. (infOSport.mk)

LDFMV – Perëndim, Java 11

Vardari 1:2 Sileksi
Korabi 1:1 Voska Sport
Gostivari 1:1 Veleshta
Teteksi 2:1 Besa Dobërdoll
Ohrid Lihnidos 3:1 Kadino

Foto: gol.mk

Leave a Reply