Maqedonia sonte në arenën Todor Proeski mundi Islandën me shifrat 3:1, duke siguruar një vend për në ndeshjet e balotazhit për kualifikim në Botërorin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Katar.
Pas përfundimit të takimit, seleksionuesi i “verdhekuqve”, Bllagoja Milevski foli para gazetarëve, ndërsa këtë sukses ua dedikoi futbollistëve, ndërsa nuk haroi pa falënderuar edhe tifozët që ishin futbollisti i 12-të i Maqedonisë. Ai gjithashtu nuk harroi pa përmendur edhe paraardhësin e tij, Igor Angellovski si dhe disa ish futbollistë që kishin dhënë kontribut për fanellën e përfaqësueses së vendit.
“Fillimisht dua ta falënderojë paraardhësin tim, Igor Angellovski, si dhe disa prej futbollistëve që nuk janë pjesë e përfaqësueses për momentin. Lirisht mund të them se edhe ata janë pjesë e këtij suksesi. Urime deri tek futbollistët për atë që treguan sonte. Shënuam herët dhe mund të them se ai gol i Alioskit na e lehtësoi punën, pasi neve startuam me rezultatin 1:0. Gjithashtu neve nuk rramë në asnjë moment përballë një kundërshtari serioz si Islanda. Më vjen mirë që arritëm ti gëzojmë të gjithë dhe të arrijmë deri te ky sukses i madh” – u shpreh Bllagoja Milevski.
Kujtojmë nën drejtimin e tij, Maqedonia ka regjistruar 3 fitore, 3 barazime dhe 1 disfatë, ndërsa kuptohet se ndeshjet e balotazhit që do të zhvillohen në muajin mars do të jenë shumë të rëndësishme për Milevskin dhe ekipin tonë përfaqësues. (infOSport.mk)