Kombëtarja shqiptare mbrëmë në Londër pësoi një ndër disfatat më të thella viteve të fundit, duke u mundur 5:0 përballë Anglisë së Garet Sautgejt, njofton “infOSport.mk”.
Pas kësaj disfate, e sidomos fitores së Polonisë ndaj Andorrës në transfertë, shanset e “kuqezinjëve” për të siguruar të paktën balotazhin për një vend në Botërorin e Katarit janë shuar, ndërsa në mungesë të disa prej sulmuesve titullarë, siç është edhe vetë Armando Broja, trajneri Edi Reja ka vendosur që për ndeshjen e së hënës kundër Anodrrës në “Elbasan Arena” të ftoj sulmuesin kumanovr të Tiranës, Taulant Seferi.
Ky i fundit po shkëlqen në Superligën shqiptare me Tiranën, duke realizuar 3 gola në 8 ndeshje. Ndryshe kjo nuk është hera e parë që Seferi grumbullohet me kombëtaren shqiptare, për të cilën deri më tani ka zhvilluar 7 ndeshje.
Sa për koinçidencë, pikërisht ndaj Andorrës, Seferi kishte bërë debutimin e tij me fanellën e kombëtares shqiptare me 14 nëntor të vitit 2019-të. (infOSport.mk)