Islandën e pret një “ferr” i vërtetë në Shkup

Maqedonia nesër (e diel) në arenën “Todor Proeski” kundër Islandës do të zhvillojë një ndër ndeshjet më të rëndësishme në histori, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores së thellë 5:0 në Erevan ndaj Armenisë dhe barazimit pa gola të Rumanisë ndaj Islandës, Maqedonia ka fatin në duart e veta, pasi me fitore ndaj islandezëve do të siguronte një vend për në ndeshjet e balotazhit për kualifikim për herë të parë në një Botëror.

Duke pasur në konsideratë vlefshmërinë e këtij takimi, nga Federata e Futbollit të Maqedonisë njoftojnë se janë shitur të gjitha biletat e paraparë për këtë ndeshje.

Pasi fillimisht ishin shitur të gjitha biletat për në tribunat Jug dhe Veri, nga FFM, vendosën që në shitje të nxjerrin edhe bileta për në Lindje dhe Perëndim, ndërsa edhe ato u shitën brenda më pak se 24 orëve, duke paralajmëruar një “ferr” të vërtetë për futbollistët islandez.

Gjithsesi kjo ndeshje do të zhvillohet para një shikueshmërie që do i plotësojë protokolet kundër Covid 19.
Ndeshja midis Maqedonisë dhe Islandës zhvillohet të dielën me fillim në ora 18:00. Pas 9 xhirove të deritanishme në grupin “J”, Maqedonia me 15 pikë mban pozitën e dytë në renditje, një më shumë se Rumania e vendit të tretë, ndërkohë Islanda me 9 pikë renditet në pozitën e parafundit. (infOSport.mk)

Leave a Reply