Lajme të mira nga infermeria e Struga Trim. Sot në miqësoren që skuadra strugane e zhvilloi ndaj Veleshtës, për herë të parë këtë edicion u paraqit, Ard Kasami.
Mbrojtësi 23-vjeçar u dëmtua shkurtin e këtij viti, ende pa filluar stinori pranveror i edicionit të kaluar, ndërsa i njëjti në fillim të muajit mars iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.
Mbrojtësi tetovar kishte dëmtuar ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë, ndërsa i njëjti shumë shpejtë pritet që ti bashkohet skuadrës edhe për ndeshjet kampionale, pasi tashmë ka lënë pas dëmtimit që gati 9 muaj e la jashtë fushave të blerta.
Kasami te Struga Trim Lum erdhi nga rradhët e Shkëndijës së Tetovës gjatë verës së vitit 2018-të, ndërsa i njëjti për shpejtë kohë u shndërrua në një nga futbollistët kyç te skuadra strugane për të cilën numëron 39 ndeshje kampionale.