Shkëndija të enjtën përballet me Helsinkun e Finlandës në ndeshjen e parë të raundi të dytë në eliminatoret e Liga Evropës. Talenti i Shkëndijës, Arbin Zejnullai në një deklaratë të dhënë për ueb faqen zyrtare te klub tetovar, mes tjerash është shprehur optimist se ai me bashkëlojtarët janë të denjë ta kalojnë edhe këtë raund.
“Shpresojë ta kalojmë raundin fillimisht dhe shpresoj të luaj edhe un”, është shprehur shkurt Zejnullai.
Takimi i parë Shkëndija-Helsinki luhet me 13 korrik në stadiumin “Mladost” të Strumicës, ndërsa takimi i kthimit një javë më vonë në Finlandë.