Në këto momente në futbollin europian në program janë ndeshjet e xhiros së katërt në 4 grupe të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.
Një ndër ndeshjet që po prodhon më së shumti gola deri në këto momente është ajo në Torino midis Juventusit dhe Zenitit, e vlefshme për grupin “H”.
Për momentin “Zonja e Vjetër” po avanson me shifrat 4:1, mirëpo një moment shumë interesant ndodhi në minutën e 26-të të pjesës së parë, kur mbrojtësi me shumë përvojë i “bardhezinjëve”, Leonardo Bonuçi, me kokë mposhti portierin e tij, Shçezni.
Për më tepër shihni videon më poshtë: