Milevski të mërkurën shpall listën e lojtarëve për ndeshjet e nëntorit

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja Milevski të mërkurën pritet të zbulojë emëroren e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit në kuadër të eliminatoreve për Botërorin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Katar, njofton “infOSport.mk”.

Maqedonia në këtë cikël eliminator gjatë këtij muaji do ti zhvillojë edhe dy ndeshjet e fundit të grupit “J”, atë kundër Armenisë me 11 nëntor si mysafir dhe kundër Islandës me 14 nëntor në Shkup.

Në prag të këtij takimi seleksionuesi Milevski po has në probleme, sidomos me mesfushën, aty ku do të duhet të bëjë definitivisht pa shërbimet e Arijan Ademit, ndërsa për shkak kartonëve kapiteni Stefan Ristovski nuk do të mund të luaj në ndeshjen me Armeninë.

Megjithatë kjo nuk është e tëra, pasi probleme me lëndime kanë edhe Boban Nikolov, Nikolla Kostadinov dhe Stefan Spirovski.

Kujtojmë Maqedonia pas 8 xhirove të para renditet në pozitën e tretë me 12 pikë, vetëm një pikë më pak se Rumania e vendit të dytë, që deri në fund të këtij cikli eliminatorë do të përballet me Islandën si vendas dhe me Lihtenshtejnin si mysafir. (infOSport.mk)

Leave a Reply