Të shtunën në elitën e futbollit kosovar në program ishin 3 ndeshjet e para të javës së 12-të, njofton “infOSport.mk”.
Drita e Ardian Nuhiut mundi Malishevën me rezultat minimal 1:0, edhe atë falë autogolit të Hotit në minutën e 14-të. Kjo fitore i mundësoi skuadrës së strategut shkupjan që pas një kohe më të gjatë të rikthehet në krye të renditjes në Superligën e Kosovës, duke lënë pas vetes Ballkanin, që ndeshjen e kësaj jave do ta zhvillojë sot (e diel) kundër Ulpianës në transfertë.
Po sot, ndeshjen e saj do ta zhvillojë edhe Prishtina, që në “Fadil Vokrri” do të mirëpret Drenicën.
Për dallim nga skuadra e Dritës, Gjilani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 kundër Dukagjinit, ndërkohë Llapi shënoi fitore 2:0 përballë Feronikelit në Drenas. (infOSport.mk)