Futsal Shkupi tregon se kush është “baba” në futsalin vendor

Sonte në futsalin vendor në program ishte derbi ndeshja e javës së katërt midis Futsal Shkupit dhe KMF Proekt Ciko, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për dy skuadrat e fundit kampione të vendit, me Cikon, që edicionin e kaluar u shpall kampion vetëm në tavolinë.

Nisur nga ky fakt, kjo ndeshje pritej me shumë entuziazëm nga ana e ekipit vendas, Futsal Shkupit, të cilët sonte patën edhe ndihmën e grupit të tifozëve “Shvercerat”, që dolën të jenë lojtari i 6-të i “bardhekaltërve” nga Çairi.

Futsal Shkupi në fund shënoi fitore minimal 1:0, falë golit të shënuar nga ana e Rexhep Sulejmanit kah mesi i pjesës së dytë.

Me këtë fitore, Futsal Shkupi vazhdon të kryesojë tabelën e klasifikimit me efekt të qindtpërqindtë, 4 ndeshje, 4 fitore dhe 12 pikë të tubuara.

Ndeshjen e rradhës Futsal Shkupi do ta zhvillojë në Strugë kundër skuadrës së Enhalon, që këtë vit po debuton në mesin e më të mirëve. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply