Armando Broja është ndalur në momentin e tij më të mirë. Pasi shënoi dy gola, në po kaq sfida radhazi si titullar te Sauthemptoni, sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Hasenhuttl për transfertën e sotme ndaj Uatfordit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë tekniku austriak i Sauthemptonit që në konferencën për shtyp para ndeshjes, duke bërë me dije se 20-vjeçari Broja nuk do të udhëtojë me ekipin në transfertën ndaj Uatfordit, për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.
“Ai dëmtoi kyçin e këmbës kur shënoi ndaj Bërnlit dhe nuk është rikuperuar ende, ndaj nuk do të udhëtojë me skuadrën. Më vjen keq që ndalet në këtë moment, pasi ishte në formë të mirë fizike dhe mbi të gjitha mendore, megjithatë besoj që ky pushim, do ta ndihmojë të rikuperohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Hasenhuttl.