Bardhi i vetëm ndali kampionët e Atl.Madridit, me meritë pjesë e formacionit të javës

Enis Bardhi ishte më i merituari që Levante i tij të mërkurën arriti të ndalë kampionët e Atletiko Madridit në barazim 2:2, njofton “infOSport.mk”.

Shkupjani realizoi të dy golat për skuadrën nga Valencia, duke konfirmuar se tashmë lëndimin e ka lënë mbrapa dhe se do të jetë një forcë shtesë për Levanten në ndeshjet e rradhës në La Liga.

Falë “dopietës”, emri i Enis Bardhit me plotë të drejtë figuroi në formacionin e javës të krijuar nga “WhoScored.com”.

Enis Bardhi u vlerësua me notën 8, ndërsa vlen të përmendet se në kuadër të javës së 11-të nuk figuronte asnjë futbollistë nga rradhët e dy skuadrave gjigande, Barcelonës dhe Real Madridit.

“Mbretërit” barazuan pa gola ndaj Osasunës, derisa Barcelona u mund në transfertën ndaj Rajo Valjekanos. (infOSport.mk)

Leave a Reply