Skuadra shqiptare e Shkëndijës, aktualisht kampione në fuqi e Maqedonisë, rezulton të jetë skuadra më mirë e ranguar shqiptare, por njëherit edhe nga ekipet vendore. Kështu thotë renditja më e fundit e publikuar nga ana e UEFA-s, në nivel klubesh, aty ku bindshëm kryeson Bajerni i Munihut, para 3 skuadrave angleze, Mançester Siti, Liverpull dhe Çelzi, derisa TOP5 mbyllet me Barcelonën, njofton “infOSport.mk”.
Shkëndija renditet në pozitën e 132-të, duke lënë pas KF Laçin në konkurrencën mes 19 skuadrave shqiptare, që figurojnë në këtë renditje të UEFA-s, përfshirë këtu edhe skuadrën e FK Deçiç nga Mali i Zi, që këtë edicion debutoi në arenën ndërkombëtare.
Laçi është skuadra më e mirë shqiptare nga Shqipëria, duke u renditur në pozitën e 193, ndërsa Drita e Ardian Nuhiut, aktualisht mban epitetin e skuadrës më të mirë kosovare, duke mbajtur pozitën e 220.
UEFA, renditja e fundit e ekipeve shqiptare
në nivel klubesh |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
(Renditja më e mirë e skuadrave mbarëshqiptare në renditjen e UEFA-s)
Shkëndija gjithashtu mban epitetin e skuadrës më të mirë të ranguar nga Maqedonia e Veriut. “Kuqezinjtë” nga Tetova janë plotë 142 pozita para FC Shkupit, skuadrës tjetër shqiptare që renditet si e dyta më e mirë e ranguar nga vendi ynë. Vardari renditet në pozitën e 347, vijon Sileksi në pozitën e 355, ndërsa në pozitat 410, 411 dhe 412 renditen Renova, Rabotniçki dhe Struga Trim Lum.
Makedonija GJ.P dhe Akademia Pandevi ndajnë pozitën e 417-të, ndërkohë Pelisteri figuron si skuadra e fundit nga Maqedonia në renditjen e përgjithshme të UEFA-s nga gjithsej 433 skuadra. (infOSport.mk)
UEFA, renditja e ekipeve vendore në nivel klubesh | ||||||||||||||||||||||
|
(Renditja më e mirë e skuadrave nga RMV në renditjen e UEFA-s)