Gjatë ditës së sotme, FC Shkupi, që aktualisht kryeson renditjen në elitën e futbollit vendor, ka prezantuar sponzorin e saj më të ri, “Mozzart”, përcjellë “infOSport.mk”.
Të dyja palët kanë vendosur që të nënshkruajnë një kontratë bashkëpunimi deri në fund të sezonit, mirëpo që i njëjti mund të zgjatet sërish.
Rezultatet e mira të klubit nga Çairi dhe synimet e tyre për titullin e kampionit, edhe më shumë po i afrojnë kompanitë e mëdha për të investuar apo përkrahur skuadrën e FC Shkupit gjatë këtij rrugëtimi.
“Fillimisht, më duhet ti falënderoj drejtuesit e Mozzart, që na mbështetën dhe u bënë sponsori ynë i fanellave. Në nivel global, ata gjithmonë kanë qenë një mbështetës i madh i sportit në përgjithësi, si sponsor të shumë klubeve të mëdha në Europë. Shpresojmë që marrëveshja jonë me Mozzart, të vazhdojë edhe për shumë vite tjera. Për Ligën e futbollit në Maqedoni, për klubin tonë dhe për vendin tonë, kjo lloj mbështetje, gjithmonë ka qenë e nevojshme, që edhe skuadrat tona të zhvillohen edhe më tepër. Është e nevojshme që të gjitha skuadrat që punojnë për ti arritur qëllimet e tyre, të vlersohen edhe në Europë, prandaj mbështetjet e tilla, do të na ndihmojnë edhe më tepër gjatë rrugëtimit tonë. Një mbështetje si kjo, mund të jetë shembull edhe për shum tjerë që e duan klubin tonë, Shkupin”, – tha Fevzi Layiç.
Bastoret “Mozzart”, tashmë disa vite me rradhë sponzorojnë klube të mëdha të futbollit në Ballkan, ndërsa nga sot e tutje, kjo kompani bastesh sportive do të jetë sponzor edhe i FC Shkupit.