Juventusi mbrëmë në minutat e fundit të takimit nxorri një barazim shumë të rëndësishëm përballë Interit, duke vazhduar serinë prej 9 ndeshjeve pa humbje, përfshirë këtu edhe 3 përballjet e Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.
Mbrëmë kundër Interit, Bernardeski për shkak të një dëmtimi në krahun e tij djathtë ishte i detyruar që të braktis fushën.
Sipas asaj që raportojnë mjekët juventin, italiani ka patur thjesht një ndrydhje të lehtë të shpatullës dhe nuk ka dëmtuar ligamentet. Megjithatë, ai pritet të mungojë në sfidën e ardhshme ndaj Sassuolos për shkak të këtij dëmtimi.
Në ndeshjen e rradhës kampionale kundër Sassuolos, te Juve do të mungojë edhe Moise Kean, i cili ende nuk është kuruar plotësisht nga një dëmtim, që ka pësuar më herët.
Pas analizave të bëra së fundmi, rezultoi se sulmuesi e ka kaluar dëmtimin në muskul që e mbajti jashtë fushës kundër Interit. Ai tashmë po ndjen vetëm një lodhje muskulare dhe mund të jetë i gatshëm shumë shpejt për Allegrin, por jo në sfidën ndaj Sassuolos, që në program është me datë 27 tetor.