Derbi francez Marsej-PSZH mbyllet pa fitues, Messi vazhdon agjërimin në Ligue 1 (VIDEO)

Derbi i javës së 11-të në elitën e futbollit francez midis Olimpikut të Marsejës dhe Paris Sen Zhermenit është mbyllur pa fitues dhe pa asnjë gol të shënuar, njofton “infOSport.mk”.

Vendasit edhe pse kishin një futbollistë më shumë në fushë që nga minutae 57-të, pas përjashtimit të Hakimit, nuk arritën të shënojnë në rrjetën e Navas, i cili vazhdon të jetë zgjidhja e parë e Poçetinos, para Donarumas.

Ndryshe kjo ndeshje dhuroi dy gola, mirëpo që me asistimin e VAR, u anuluan. Parisienët në minutën e 14-të gjetën golin me anë të Peres, mirëpo shkaku që Nejmar ishte në pozitë jashtë loje, i njëjti u anulua.

Vetëm 7 minuta më pas në anën tjetër ishte polaku, Arkadush Milik që gjeti golin për Marsejën, por gjithashtu u anulua për pozitë jashtë loje.

Me këtë barazim, PSZh-ja vazhdon kryesimin me 28 pikë, 7 më shumë se Lens i vendit të dytë, derisa Marseja renditët në vendin e katërt me 18 pikë, mirëpo skuadra nga Velodrom ka edhe një ndeshje më pak. (infOSport.mk)

Leave a Reply