Një tifoz brazilian ka mbetur i vdekur, pas përleshjeve mes tifozërive të Vasko De Gamas dhe Flamengos. Rrahja mes të dyja tifozërive filluan në tribunat e stadiumit, ndërsa vazhduan edhe rrugëve të qytetit Rio de Zhaneiro.
Nga gjithë këto përleshje një tifoz kishte mbetur i vdekur, kur kaosi veçmë kishte pushtuar stadiumin për një kohë të gjatë.
Tifozi i vdekur është një 27-vjeçar i cili nuk i mbijetoi plagëve të marra në gjoks. Tifozi i Vasko De Gamas u qëllua me armë zjarri pranë hyrjes 9 të stadiumit “Sao Januario” sipas asaj që shkruajnë mediat braziliane.
Të tjerë tifozë u lënduan për shkaqe të ndryshme por janë jashtë rrezikut për jetën. Dy prej tyre u qëlluan me pistoletë në këmbë, ndërsa një i tretë u plagos nga copat e xhamave.
Pas gjithë këtyre përleshjeve, mbështetësit e Flamengos u lejuan të largohen nga stadiumi vetëm kur gjithçka ishte qetësuar.