Juventus-Roma është supersfida e ditës së sotme në “Seria A”. Dy skuadrat italiane do të përballen sonte në ora 20:45 në “Allianc Stadium” në Torino.
“Bardhezinjtë” vijnë në këtë takim me disa mungesa, për shkak të lëndimeve dhe inektimeve me COVID-19.
Mungesa të konfirmuara nga trajneri Masimiliano Allegri janë futbollistët si Paulo Dybala, Adrien Rabiot e Alvaro Morata, të cilët nuk do të luajnë në këtë takim.
“Dybala nuk do të grumbullohet për ndeshjen e sotme, pasi është pak mbrapa me rikuperimin. Do ti duhen edhe 10 ditë për të zbritur në fushë. Morata do të jetë në dispozicion, por nuk besoj se do të luajë. Edhe Rabiot do të mungojë dhe më vjen keq, pasi ishte në rritje konstante”, theksoi italiani.
Trajneri italian ka folur edhe për ndeshjen e ditë së sotme duke u shprehur se Juve-Roma është gjithmonë një ndeshje e madhe.
“Juventus-Roma është gjithmonë një ndeshje e madhe, ku shpesh herë ka patur polemika. Mourinho i ka dhënë karakter skuadrës. Janë para nesh në renditje dhe ne duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë në 7 ndeshjet e ardhshme, që të mos largohemi nga vendet e para të renditjes. Roma është një skuadër e vështirë për t’u përballur”, përfundoi Allegri.