Mançester Siti do të duhet të bëjë pa Feran Tores në 6 javët e ardhshme. Arsyeja është një frakturë e vogël që spanjolli pësoi në këmbën e djathtë gjatë ndeshjes finale të Ligës së Kombeve kundër Francës, përcjellë “infOSport.mk”.
Kësisoj, Feran Tores, i cili shkëlqeu në ndeshjen gjysmëfinale kundër Italisë, duke shënuar dy gola dhe njëkohësisht duke u shpallur futbollistë i ndeshjes, do të mungojë në 9 ndeshje të Mançester Sitit, përfshirë këtu edhe derbin lokal ndaj Mançester Junajtedit.
Egziston mundësia që ai të mos jetë gati edhe për ndeshjen kundër Paris Sen Zhermenit në Ligën e Kampionëve, ndeshje kjo që në program është ka fundi i muajit nëntor.