Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshjen kundër Gjeorgjisë në kuadër të elminatoreve për Botërorin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Katar.
Dardanët kanë 4 pikë në Grupin B, ndërsa ata do tentojnë t’i marrin përsëri fitoren Gjeorgjisë, këtë herë në stadiumin e tyre para tifozëve “dardan”.
Trajneri Bernard Çallandes në konferencës për media bëri të ditur se lojtarët duhet të luajnë më shumë fizikisht dhe mos bëjnë gabimet e njëjta si në humbjen 3:0 ndaj Suedisë javën e kaluar.
Sipas “telegrafisport”, timonieri zviceran pritet të rreshtojë skuadrën me skemën 4-3-3.
Kujtojmë se Dardanët e fituan takimin e parë ndaj Gjeorgjisë me rezultat 1-0 me gol të realizuar nga Vedat Muriqi.
Ndeshja Kosovë – Gjeorgji luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim në ora 20:45.