Arijan Ademi mbrëmë kundër Gjermanisë ishte i detyruar që të braktis fushën vetëm pas 25 minutave lojë. Mesfushori shqiptarë për shkaktë një dëmtimi ishte i detyruar që të lëshojë fushën, pasi në ato momente ndjente shumë dhimbje.
Megjithatë lajm i mirë është se dëmtimi i kapitenit të Dinamo Zagrebit nuk është serioz, ashtu që i njëjti menjëherë do të jetë në disponim të skuadrës së tij për ndeshjet e rradhës në elitën e futbollit kroat.
Ky lajm gëzon edhe trajnerin Bllagoja Milevski, që do të mund të llogarisë në shërbimet e Ademit për ndeshjet e nëntorit kundër Armenisë dhe Lihtenshtejnit.