E ardhmja e Vedat Muriqit duket larg ekipit të Lacios. Sipas mediave italiane, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës po shikon mundësinë për tu rikthyer edhe një herë në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi shqiptar nuk i ka bindur drejtuesit e skuadrës “laciale” me performacën e tij, ndërsa kjo ka bërë që ata të kërkojnë një aletrnativë tjetër në sulm.
Muriqi ka arritur të shënojë vetëm 2 gola në 42 ndeshje me ekipin e Lazio.
Emri më i nxehtë për momentin është Fenerbahçe. Muriqi ka qënë edhe më parë në ekipin turk ku shkëlqeu përpara transferimit te Lacio.
Sipas “Sportmediaset”, shqiptari mund të rikthehet te ish skuadra e tij në Superligën turke në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.