Fitore spektakolare e “kuqezinjëve” të vegjël ndaj Sllovenisë (VIDEO)

Shpresat e Shqipërisë kanë mposhtur moshatarët e tyre të Sllovenisë me shifrat 2:0 në kuadër të grupit “G” eliminatorë, që vlen për një vend në Europianin e vitit 20123, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj muaji tetor mbyllet me shumë sukses për kuqezinjtë e vegjël, që pas fitores 2:0 me Andorrën, tashmë marrin 3 pikët e radhës kundër bashkëmoshatarëve sllovenë, të cilët pak ditë më parë ndalën në barazim 2:2 Anglinë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por e dyta do të niste me vrullin e ekipit shqiptarë.

Një asist fantastik i Mitajt nxjerr përpara portës Bernard Karricën, i cili tund rrjetën në minutën e 52-të. Vetëm 5 minuta më vonë Dobra do të dyfishonte gjithçka me anë të një goditjeje të saktë me kokë.

Sllovenët hidhen të gjithë në sulm për të ndryshuar rezultatin, por Tafas ishte thjesht i pagabueshëm në katërkëndësh.

Portieri i Kukësit bën heroin në “Elbasan Arena”, ku përpos goditjeve të shumta të pritura gjatë lojës i mohoi edhe golin nga 11 metërshi kundërshtarit në sekondat e fundit të ndeshjes.

Falë kësaj fitore, skuadra e Alban Bushit ndanë pozitën e parë me Republikën Çeke, që të dyja kombëtaret kanë nga 9 pikë, me çekët që kanë edhe një ndeshje më pak. (infOSport.mk)

Leave a Reply