Tifozët serbë të skuadrës së Crvena Zvezdas, të njohur ndryshe si “Delije” kanë djegur flamurin kombëtar shqiptar pas takimit që skuadra e tyre e basketbollit e zhvilloi kundër Milanos në qytetin italian të modës, njofton “infOSport.mk”.
Foton duke djegur flamurin “kuq e zi” me Shqiponjën dy krerëshe e ka publikuar “B92”, ndërsa vetë grupi i tifozëve “Delije” një gjë të tillë kishin postuar në profilin e tyre zyrtarë në ”Tëitter”.
Ndryshe tifo grupi serb ishin në Milano për të përkrahur skuadrën e tyre të basketbollit në ndeshjen ndaj Milanos, të cilën në fund e fituan me rezultatin 78:71.